RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina e çliron nga forcat ruse një qytezë strategjike në Donjeck

ukraina-e-cliron-nga-forcat-ruse-nje-qyteze-strategjike-ne-donjeck

Kievi ka thënë të mërkurën se forcat e saj e kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjecut, duke i vazhduar përpjekjet për t’i larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës.

“Urozhaine u çlirua. Mbrojtësit tanë janë vendosur në periferi. Ofensiva vazhdon”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Ganna Malyar, në një komunikatë në rrjetet sociale.

Kievi e nisi kundërofensivën e shumëpritur në qershor, por po përballet me beteja të forta pasi ka hapur në vështirësi për t’i thyer pozicionet e fortifikuara ruse.

Njoftimi i Malyarit vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se burimet e ushtrisë ukrainase “janë shterur pothuajse”, megjithëse po ndihmohet me armë nga aleatët perëndimorë.

Moska nuk ka reaguar deri tani ndaj njoftimit të Ukrainës, e cila vazhdimisht ka tentuar ta hedhë poshtë rëndësinë e kapaciteteve luftarake të Ukrainës.

Rajoni i Donjeckut, i cili e ka bartur barrën kryesore të luftimeve në muajt e fundit, është njëri nga katër rajonet e Ukrainës që Kremlini pretendon se i aneksoi viti ne kaluar, pak muaj pasi e nisi pushtimin në shkurt.

Urozhaine, vendbanimi me një popullsi prej rreth 1.000 banorëve para luftës, është në mesin e një grumbulli qytezash që forcat ukrainase po tentojnë t’i marrin nën kontroll në javët e fundit. /rel

Related posts

Ministri ukrainas: Afati i Marrëveshjes së Korridorit të Drithit zgjatet për 120 ditë

admin

Teori konspiracioni pas debatit presidencial në SHBA, çfarë po thuhet për vathët me perla të Kamala Harris

admin

Vazhdojnë kolonat, deri në dy orë pritjet në Merdare

Muhamet Ramadani