RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri ukrainas: Afati i Marrëveshjes së Korridorit të Drithit zgjatet për 120 ditë

ministri-ukrainas:-afati-i-marreveshjes-se-korridorit-te-drithit-zgjatet-per-120-dite

Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov tha se është vendosur që afati i Marrëveshjes së Korridorit të Drithit të zgjatet për 120 ditë, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Kubrakov theksoi se afati i Marrëveshjes së Korridorit të Drithit të zgjatet për 120 ditë të tjera.

Ai vuri në dukje se janë mirënjohës ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ministrit turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Gutteres për faktin se i kanë qëndruar besnikë marrëveshjes në fjalë. “Falë përpjekjeve tona të përbashkëta, në tregjet botërore janë dërguar 25 milionë tonë drithë ukrainas”, tha Kubrakov.

Marrëveshja e Korridorit të Drithit u nënshkrua më 22 korrik 2022 në Istanbul mes Türkiye-s, Ukrainës, Rusisë dhe OKB-së.

Marrëveshja e cila ishte zgjatur për 120 ditë që nga 19 nëntori 2022, do të përfundonte sot.

Related posts

Analiza/ India, Katari, Turqia? Kush mund të ndërmjetësojë në Ukrainë

admin

“Nga Prekazi në Veri”, pasardhësit e familjes Jashari, Hamëza dhe Ademi, vizitojnë veriun e vendit

Muhamet Ramadani

Të pastrehët në Itali, mbi 50 mijë njerëz pa kulm mbi kokë

admin