RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Mbyllet thirrja për subvencionim për izolim të shtëpive

​mbyllet-thirrja-per-subvencionim-per-izolim-te-shtepive

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka bërë të ditur se është mbyllur aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Në njoftim thuhet se vetëm brenda 13 dite janë pranuar mbi 2000 aplikime, derisa thuhet se të njëjtat janë duke u shqyrtuar.

“Në vetëm 13 ditë, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka pranuar mbi 2000 aplikime të cilat përmbushin buxhetin e paraparë për projektin ‘Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit’. Nga sot, aplikimi në platformën e-Kosova është mbyllur ndërsa FKEE është në proces të shqyrtimit te aplikimeve te pranuara”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është bërë e ditur se FKEE së shpejti do të informojë qytetarët për thirrje të reja.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. /teve1

 

Related posts

Të shtëna me armë në orët e mëngjesit në Prishtinë, plagosen dy persona

Irfan Jahiu

E rëndë në Janinë, i riu tenton të vrasë veten me armë zjarri në shtëpinë e gjyshes. 19-vjeçari në gjendje kritike në spital

admin

Dy nxënës nga Kosova zënë vendin e parë dhe të dytë në olimpiadën e kodimit në Holandë

Muhamet Ramadani