RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bangladesh, rastet e etheve të dengës kalojnë shifrën 100 mijë

bangladesh,-rastet-e-etheve-te-denges-kalojne-shifren-100-mije

Autoritetet shëndetësore në Bangladesh raportuan nëntë vdekje të tjera për shkak të etheve të dengës të shkaktuara nga mushkonjat, ndërsa numri i rasteve tejkaloi shifrën 100 mijë, transmeton Anadolu.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se situata e epidemisë së dengës në Bangladesh po vazhdon të përkeqësohet, me Ministrinë e Shëndetësisë që regjistroi 2.197 raste të reja të shtrimit në spital në të gjithë vendin.

Nga rastet e raportuara së fundmi, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Shëndetësore (DGHS), 872 u regjistruan në Dhaka.

Ndër viktimat e fundit, gjashtë u regjistruan në Dhaka, ndërsa viktimat tjera ishin nga rajone të ndryshme në të gjithë vendin.

Që nga fillimi i këtij viti, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ethet e dengës ka arritur në 485. Shumica e tyre, respektivisht 363, u regjistruan në kryeqytetin Dhaka.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 102.191, ndër të cilat 49.328 janë raportuar në Dhaka.

Sipas të dhënave nga DGHS-ja, nga numri i përgjithshëm i pacientëve të pranuar, 94.020 janë liruar pasi kanë marrë kujdes të suksesshëm mjekësor.

Vitin e kaluar, Bangladeshi regjistroi 281 vdekje të shkaktuara nga ethet e dengës, duke shënuar numrin e dytë më të lartë që nga viti 2000, kur vendi filloi të ruajë të dhënat.

Related posts

Turqi, të rinjtë shpërndanë trëndafila nëpër kisha si reagim ndaj djegies së Kuranit

admin

Vjosa Osmani ia kalon sot zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

Kushtrim Guraj

Hollanda, vendi më i sigurt për të udhëtuar në 2023

admin