RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vrau një familje myslimane, autori mohon akuzat: Jam i pafajshëm

vrau-nje-familje-myslimane,-autori-mohon-akuzat:-jam-i-pafajshem

Një kanadez i akuzuar për vrasjen e një familje myslimane ka deklaruar se është i pafajshëm. Nathaniel Veltman, 22-vjeç, u akuzua në qershor të vitit 2021 se kishte shtypur me kamion një familje të tërë për shkak të fesë së tyre.

Gjatë sulmit humbën jetën Salman Afzaal, 46-vjeç, gruaja e tij Madiha Salman, 41, dhe vajza e tyre Yumna Afzaal, 15 si dhe e ëma e Afzaal, Talat Afzaal, 74.

I biri 9-vjeçr i çiftit pësoi lëndime të rënda, por fatmirësisht arriti të mbijetonte. Vetlman u arrestua menjëherë pas sulmit në një parking pranë xhamisë më të vjetër në qytet.

Sipas informacioneve, familja ishte zhvendosur në Kanada nga Pakistani 14 vite më parë.

Veltman, 22 vjeç, qëndronte i heshtur. Gjyqi i Gjykatës së Lartë pritet të zgjasë rreth tre muaj. Policia dhe prokurorët pretendojnë se ai ishte i motivuar nga urrejtja ndaj myslimanëve

Asnjë nga akuzat nuk është vërtetuar në gjykatë. /abcnews

Related posts

Raketa Karaok e Turqisë gati për lëshim: Ajo që e bën “Shigjetën e Zezë” kaq vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani

Kuvendi i Kosovës sot debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani

Scholz dhe Steinmeier së bashku në 32-vjetorin e ribashkimit të vendit

admin