RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Burundi shpall shpërthimin e kolerës

burundi-shpall-shperthimin-e-koleres

Ministria e Shëndetësisë e Burundit ka shpallur një shpërthim të kolerës me 15 raste të raportuara në pjesën perëndimore të vendit, zonë e cila është e prirur ndaj mungesës së ujit, transmeton Anadolu.

“Pacientët me kolerë u pranuan në një spital në komunën Bujumbura dhe në qendra të tjera trajtimi”, u tha gazetarëve Polycarpe Ndayizeye, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetit Publik.

Ndayizeye u kërkoi autoriteteve shëndetësore dhe banorëve në zonat e prekura në Bujumbura, Gatumbu dhe Rugombo, si dhe të gjithë aktorëve të tjerë që të bashkojnë përpjekjet kundër kolerës.

Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve, veçanërisht atyre që jetojnë në rrethet e prekura, të respektojnë rregullat e higjienës.

Në fillim të këtij viti, kolera vrau dy persona në Bujumebura, veçanërisht në plazhin Kajaga në liqenin Tanganyika.

Mungesa e ujit zakonisht raportohet në pjesën perëndimore të Burundi, veçanërisht gjatë periudhave të thatësirës nga muaji maj deri në muajin shtator, duke shkaktuar shpërthim të kolerës.

Sipas një raporti të lëshuar në muajin gusht, shpërthimi i fundit i kolerës në rajonin afrikan të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka prekur 15 vende, përfshirë shtetet Burundi, Kamerun, Kenia, Mozambik, Uganda dhe Zimbabve.

OBSH-ja tha se tendenca në të gjithë rajonin është në rënie dhe është monitoruar nga afër.

Megjithatë, OBSH-ja u bëri thirrje vendeve që të rrisin gatishmërinë dhe mbikëqyrjen, si dhe të vendosin masa parandaluese dhe kontrolli në komunitete dhe rreth pikave kufitare për të parandaluar dhe zbutur infeksionin ndërkufitar.

Related posts

Netanyahu refuzon ofertën për armëpushim në Gaza, thotë se është “shumë larg” nga kërkesat e Izraelit

rezart morina

Mali i Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare

rezart morina

“Veprim dëshpërues!”- Macron çoi Francën në zgjedhje të parakohshme, Sekretari i PES: Do punojmë për të mbajtur Le Pen jashtë pushtetit

admin