RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libi, numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në qytetin Derna shkon në mbi 2 mijë

libi,-numri-i-te-vdekurve-si-pasoje-e-permbytjeve-ne-qytetin-derna-shkon-ne-mbi-2-mije

Kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, Ossama Hamad, tha se mijëra të tjerë besohet se janë të zhdukur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në qytetin Derna në Libinë lindore është rritur mbi 2 mijë, transmeton Anadolu.

Siç raporoton agjencia libiane e lajmeve LANA, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, Ossama Hamad, tha se mijëra të tjerë besohet se janë të zhdukur.

Hamad gjithashtu tha se blloqe të tëra banimi u “fshinë nga dheu” pasi ato u përfshinë nga përmbytjet në Derna.

Më herët, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, Abdul Hamid Dbeibeh, shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si “zona fatkeqësie”.

Dbeibeh gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan vendin e Afrikës Veriore.

Dje, stuhia ‘Daniel’ përfshiu disa zona në Libinë lindore, më së shumti qytetet Banghazi, Bayda dhe Al Marj, si dhe qytetet Soussa dhe Derna.

Related posts

Varianti i ri i COVID-19 përhapet në Britaninë e Madhe

Muhamet Ramadani

Si po e shkaktojnë ndryshimet klimatike të nxehtin ekstrem në mbarë botën? Në të ardhmen e afërt pritet që…

admin

Holanda planifikon t’i strehojë refugjatët nëpër anije

admin