RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia rrit buxhetin e mbrojtjes në objektivin e kërkuar nga NATO

suedia-rrit-buxhetin-e-mbrojtjes-ne-objektivin-e-kerkuar-nga-nato

Kandidatja e NATO-s, Suedia planifikon të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes në 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) duke filluar nga viti i ardhshëm për të përmbushur objektivin e shpenzimeve ushtarake të vendosur nga aleanca perëndimore e mbrojtjes.

Rritja u njoftua nga ministri suedez i Mbrojtjes Pål Jonson, sipas agjencisë së lajmeve TT. Në total, buxheti i mbrojtjes i Suedisë do të rritet me rreth 2.2 miliardë euro (2.36 miliardë dollarë). Rreth 58 milionë euro do të ndahen për kostot administrative të aleancës së mbrojtjes, tha Jonson, “sepse supozojmë se do të bëhemi pjesë e NATO-s”.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022.

Finlanda është tashmë anëtare që nga fillimi i prillit, por Suedia nuk ka ende miratimin e Turqisë dhe Hungarisë. /atsh

Related posts

Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur te marrëveshja finale

admin

SHBA-ja dhe Irani gati për bisedime në Stamboll mes tensioneve ushtarake në rritje

Kushtrim Guraj

Lajçak për Asociacionin: Është çështje e ndjeshme për Kosovën, palët të pajtohen për propozimin e BE-së

Muhamet Ramadani