RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti dhe emisari Peach flasin për takimin e radhës në Bruksel

kurti-dhe-emisari-peach-flasin-per-takimin-e-radhes-ne-bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel. U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon.

Kryeministri e falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u pajtuan që të mbesin në kontakt e komunikim të rregullt.

Related posts

Sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit, SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

admin

Gjermania shpreh shqetësim rreth protestave të dhunshme në Francë

admin

Kore e Jugut, numri i të vdekurve nga i nxehti ekstrem rritet në 23

Muhamet Ramadani