RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV; Han: Parti, bashkëpunoni që të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian!

rmv;-han:-parti,-bashkepunoni-qe-te-anetaresoheni-ne-bashkimin-evropian!

Eurokomisari Johanes Han porositi që interesat politike të lihen mënjanë dhe fuqitë politike të punojnë së bashku për qëllimin e përbashkët. Nga Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkupit, Han theksoi se Maqedonia e Veriut është në rrugë të shkëlqyer drejtë BE-së. Han përsëriti se procesi i anëtarësimit në BE mbetet një proces i bazuar në meritokraci.

“Jam i bindur se në fund, Maqedonia e Veriut, ndoshta do të bëhet antarja e 28 e BE-së. E di që po ju shkon mirë, se procesi i skriningut po ecën mirë, por do doja të dërgoj porosi deri te të gjitha fuqitë politikë në vend-bashkëpunoni, kjo është punë ekipore, duhet të luani si ekip kombëtarë dhe jo si kampionat i individëve. Është e nevojshme të punoni sëbashku, përndryshe nuk do të jeni të suksesshëm”.

Kurse kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga i njejti Forum deklaroi se nga ne varet se sa shpejt do t’i bëjmë reformat në rrugën drejt BE-së.

“Anëtarësimi në BE varet nga entuziazmi në BE për zgjerimin dhe thellimin e integrimit evropian, por edhe nga përpjekjet e shteteve kandidate për të përmbushur kriteret dhe standardet e larta të nevojshme, përmes respektimit të vlerave themelore evropiane. Ky proces është reciprokisht i dobishëm për të dyja palët”.

Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në përballjen me sfidat që i pengojnë në rrugën e prosperitetit. Seanca për ndryshimet kushtetuese do të caktohet kur të këtë shumicë të nevojshme. Në rast se ato dështojnë, sërish do të bllokohet procesi eurointegrues i vendit. /shenja

 

Related posts

Pas Italisë, stuhitë godasin dhe Francën! Pamjet sesi rrugët në qytetin e Kanës kthehen në lumenj të furishëm, uji merr edhe makinat (VIDEO)

admin

Grupi Wagner planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në maj

admin

Qeveria Kurti me projekt 200 milionë eurosh për ndërtimin e 4,000 banesave për çiftet e reja, zbatimi nis këtë vit

Muhamet Ramadani