RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libi, 55 fëmijë janë helmuar nga uji i ndotur në qytetin Derna

libi,-55-femije-jane-helmuar-nga-uji-i-ndotur-ne-qytetin-derna

Të paktën 55 fëmijë janë helmuar nga uji i ndotur në qytetin bregdetar libian Derna, i cili u godit veçanërisht rëndë nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Daniel që goditi vendin fundjavën e kaluar, raporton Anadolu.

“Ne zbuluam 55 raste të kontaminimit me ujë të papërshtatshëm për konsum dhe pije në Derna, të gjithë janë fëmijë”, tha Haidar al-Sayeh, kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve të qeverisë së unitetit.

Rastet e helmimit kanë ndodhur mes familjeve të zhvendosura, për shkak se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza, shpjegoi ai.

Këshilli i Qytetit të Derna më herët gjatë ditës paralajmëroi kundër “përdorimit të ujit nga puset e vendosura brenda qendrës së qytetit”.

Të paktën 6 mijë njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të përmbytjeve të fundjavës së kaluar në Libinë lindore, sipas shifrave zyrtare.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet nga stuhia Daniel përfshinë disa zona të dielën në Libinë lindore, veçanërisht Bengazin, Al-Bayda dhe Al-Marj, si dhe Soussa dhe Derna.

Related posts

Presidenti Erdoğan dënon sulmin ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran

admin

Turqia vitin e kaluar shpenzoi 5.59 miliardë dollarë në ndihma humanitare

admin

Inaugurohet luftanija më e madhe e Turqisë “TCG Anadolu” – VIDEO

rezart morina