RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Ambasadori francez në Niger “është marrë peng”

macron:-ambasadori-francez-ne-niger-“eshte-marre-peng”

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nën administratën e re ushtarake të Nigerit, ambasadori i Francës në fakt është “marrë peng”, transmeton Anadolu.

“Në Nigeri, teksa po flas, ne kemi një ambasador dhe anëtarë diplomatikë që tekstualisht janë marrë peng në Ambasadën Franceze”, tha Macron gjatë një vizite në qytetin veriperëndimor Semur-en-Auxois, sipas transmetuesit BFMTV.

Ai shtoi se teksa udhëheqësit e Nigerit nuk lejojnë furnizime të reja në kompleksin e ambasadës, ambasadori detyrohet të hajë vetëm racione ushtarake.

Nigeri u zhyt në trazira më 26 korrik, kur gjenerali Abdourahamane Tchiani, një ish-komandant i gardës presidenciale, udhëhoqi një ndërhyrje ushtarake që rrëzoi presidentin Mohamed Bazoum.

Në fund të gushtit, administrata ushtarake e Nigerit urdhëroi dëbimin e ambasadorit francez Sylvain Itte, por Parisi e refuzoi urdhrin.

Administratat ushtarake morën gjithashtu pushtetin në vendet fqinje Burkina Faso në 2022 dhe në Mali në 2020.

Related posts

​Bie njësia A3, përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike

admin

(Mos)deklarimi i pasurisë, mbi 60 kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë këtë vit

admin

Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

admin