RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia ashpërson masat për migrantët

italia-ashperson-masat-per-migrantet

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka premtuar se do të marrë masa të jashtëzakonshme për t’u përballur me numrin e madh të migrantëve.

Në një videomesazh, kryeministrja ka thënë se ka urdhëruar kabinetin e saj që të nisin me planet për ndërtimin e qendrave të mbajtjes për migrantët e jashtëligjshëm.

Ajo ka bërë thirrje edhe për bllokadë të re detare për Afrikën e Veriut për shkak se brenda një dite më shumë se 6 mijë migrantë kanë arritur në ishullin e Lampedusas nga Tunizia.

Ajo ka ftuar edhe prijësit e Komisionit Evropian që të vizitojnë Lampedusan për të parë nga afër kushtet e migrantëve.

Related posts

OKB: Përshkallëzimi i armiqësive në Siri është “jashtëzakonisht shqetësues”

Muhamet Ramadani

Djaloshi palestinez i vrarë në kampin Far’a ishte nxënës i klasës së nëntë

Muhamet Ramadani

Ush’tarët iz’raelitë arr’estuan 15 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani