RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Jugut do të investojë 218 milionë dollarë për raketat që vendosin në objektiv bunkerët nëntokësorë

koreja-e-jugut-do-te-investoje-218-milione-dollare-per-raketat-qe-vendosin-ne-objektiv-bunkeret-nentokesore

Koreja e Jugut ka marrë vendim që të investojë 218 milionë dollarë për të zhvilluar një version më të avancuar të raketave që vendosin në objektiv armiqtë e fshehur në bunkerët nëntokësorë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, Agjencia e Programit të Furnizimit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut (DAPA) njoftoi një investim të ri prej 218 milionë dollarësh.

Në deklaratë theksohet se investimi në fjalë do të përdoret për zhvillimin e versionit të dytë të “Raketës Taktike Koreane Tokë-Tokë” e cila është zhvilluar nga vetë Koreja e Jugut dhe të cilat njihen si “raketa që vendosin në objektiv bunkerët nëntokësorë”.

Edhe një zyrtar nga DAPA në një deklaratë për mediat e Koresë së Jugut, ka bërë të ditur se këto raketa do të vendosin në objektiv armët që Koreja e Veriut ka fshehur në nëntokë.

Gjithashtu është ndarë informacioni se projekti në fjalë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2027.

Related posts

Shokuese në Spanjë; Vajzat shohin veten të zhveshura në rrjetet sociale, imazhet u krijuan nga inteligjenca artificiale

rezart morina

Hamasi nuk do të pranojë asgjë më pak se ‘ndërprerjen e plotë të agresionit’ në Gaza

admin6

OKB diskuton krijimin e ‘institucionit të ri ndërkombëtar’ pasi 100,000 sirianë mbeten ende të zhdukur

admin