RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Jugut do të investojë 218 milionë dollarë për raketat që vendosin në objektiv bunkerët nëntokësorë

koreja-e-jugut-do-te-investoje-218-milione-dollare-per-raketat-qe-vendosin-ne-objektiv-bunkeret-nentokesore

Koreja e Jugut ka marrë vendim që të investojë 218 milionë dollarë për të zhvilluar një version më të avancuar të raketave që vendosin në objektiv armiqtë e fshehur në bunkerët nëntokësorë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, Agjencia e Programit të Furnizimit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut (DAPA) njoftoi një investim të ri prej 218 milionë dollarësh.

Në deklaratë theksohet se investimi në fjalë do të përdoret për zhvillimin e versionit të dytë të “Raketës Taktike Koreane Tokë-Tokë” e cila është zhvilluar nga vetë Koreja e Jugut dhe të cilat njihen si “raketa që vendosin në objektiv bunkerët nëntokësorë”.

Edhe një zyrtar nga DAPA në një deklaratë për mediat e Koresë së Jugut, ka bërë të ditur se këto raketa do të vendosin në objektiv armët që Koreja e Veriut ka fshehur në nëntokë.

Gjithashtu është ndarë informacioni se projekti në fjalë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2027.

Related posts

“Unë e di se ku është partneri juaj”- Makth për 35-vjeçaren e cila po kërkonte të dashurin në stacionin e trenit, i riu që iu afrua për ndihmë tenton ta përdhunojë

admin

OKB: Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza më i lartë se numri i fëmijëve të vrarë në luftëra në 4 vitet e fundit

admin

Gjermania do të dyfishojë numrin e punëtorëve të pa kualifikuar që vijnë edhe nga Kosova

admin