RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia vazhdon të dërgojë ndihma humanitare në Libi pas përmbytjeve

turqia-vazhdon-te-dergoje-ndihma-humanitare-ne-libi-pas-permbytjeve

Turqia ka vazhduar të dërgojë ndihma humanitare në Libi, ku përmbytjet shkatërruese kanë lënë të vdekur mijëra njerëz, raporton Anadolu.

Anijet e marinës turke “TCG Sancaktar” dhe “TCG Bayraktar” fillimisht dërguan pajisje të nevojshme dhe materiale të ndihmës humanitare në Libi, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

“Pas këtyre dy anijeve, anija ‘TCG OSMANGAZI’ u nis nga Izmiri dhe dërgoi materiale ndihme, mjete dhe pajisje për të shërbyer në operacionet e kërkim-shpëtimit në Libi dhe ia dorëzoi ato autoriteteve”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa ‘TCG Bayraktar’ dhe ‘TCG Osmangazi’ po kthehen në vendin tonë, ‘TCG Sancaktar’ është nisur edhe një herë për të ofruar materiale të reja ndihme në rajon”, njoftohet më tej.

Turqia ka dërguar më parë avionë me ekipe kërkimi-shpëtimi dhe furnizime humanitare për mbijetesë.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar gjithashtu më shumë se 150 tonë ndihma humanitare në Libi.

Sipas shifrave të OKB-së, rreth 4.000 njerëz kanë vdekur në gjithë Libinë për shkak të përmbytjeve shkatërruese, ndërsa më shumë se 40.000 njerëz janë zhvendosur.

Related posts

Rama: Është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza

admin

Pas Malit të zi, edhe Maqedonia e Veriut i reagon ministrit të Vuçiqit i cili kërcënoi rajonin

Muhamet Ramadani

Ursula von der Leyen kërkon mandatin e dytë në krye të Komisionit Evropian, merret sot vendimi për fatin e politikanes gjermane! Sa vota i duhen për t’u rikonfirmuar

admin