RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

zelensky:-ukraina-do-te-nise-prodhimin-e-perbashket-te-armeve-me-shba-ne

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të nisin prodhimin e përbashkët të armëve, një veprim që do t’i mundësojë Kievit të nisë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, tha presidenti Volodymyr Zelensky, në përmbyllje të vizitës së tij në SHBA.

Përmes një video-adresimi, Zelensky tha se marrëveshja afatgjatë do të krijojë vende të reja pune dhe një bazë të re industriale në Ukrainë, ekonomia e të cilës është shkatërruar nga pushtimi rus, që nisi vitin e kaluar.

“Ishte shumë e rëndësishme vizita në Uashington që solli rezultate shumë të rëndësishme”, tha Zelensky.

“Ne do të punojmë së bashku që Ukraina të prodhojë armët e nevojshme së bashku me Shtetet e Bashkuara. Bashkëprodhimi në sektorin e mbrojtjes me SHBA-në është një gjë historike”, shtoi lideri ukrainas.

Kievi ka intensifikuar përpjekjet për të rritur prodhimin e brendshëm të armëve pasi është rritur shumë kërkesa për armë në Ukrainë, shtet që 19 muaj po përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Presidenti ukrainas tha se Ministria për Industritë Strategjike, që do të mbikëqyrë prodhimin në Ukrainë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me tri shoqata, ku bëjnë pjesë mbi 2.000 kompani amerikane të mbrojtjes.

Ukraina varet shumë nga mbështetja që Perëndimi duke i dërguar armë. Për të ulur këtë varësi, Zelensky dhe ekipi i tij po kërkojnë të bëjnë reforma në industrinë e mbrojtjes së Ukrainës, për të modernizuar armët e prodhuara në shtet dhe për të rritur furnizimet në vijën e frontit. /rel

Related posts

Komisioni Evropian do të padisë Gjermaninë dhe Italinë: Kanë diskriminuar punëtorët

admin

Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit

RTI

Lajçak: Është arritur pak progres midis Kosovës dhe Serbisë në plan të gjerë

admin