Emisarin për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit më kryemistrin, Albin Kurti ka thënë se Gjermaia e dënon sulmin kundër Policisë së Koovës , ku mbeti i vrarë rreshteri, Agim Bunjaku.
“Është shumë e rëndësishme për mua që sot me qenë në Prishtinë. Dje kemi parë një situatë të tmerrshme. Dua ta them shumë qartë dhe fuqishëm që ne e dënojmë këtë sulm kriminal dhe terrorist kundër Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidarizimin tonë për familjarët dhe fëmijët e pjesëtarit të policisë dhe gjithë vendit. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, tha ai.