RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Operacioni policor në veri, sekuestrohen dy vetura dhe një motor me targa të Serbisë

operacioni-policor-ne-veri,-sekuestrohen-dy-vetura-dhe-nje-motor-me-targa-te-serbise

Pas operacionit i cili u zhvillua sot në orët e hershme të mëngjesit në veri, Policia e Kosovës ka sekuestruar dy vetura luksoze Mercedes me targa të Beogradit si dhe një motor pa targa.

Siç merr vesh Telegrafi Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in kanë kryer kontrolle në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiqit.

Ndërkaq, operacioni policor u zhvillua në pesë lokacione, në tri komunat në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Related posts

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për të plagosur dhe viktima

admin

Turqia dhe EBA-ja nënshkruan 13 marrëveshje në vlerë 50,7 miliardë dollarë

Muhamet Ramadani

BE blen sasinë e vaksinave për tu përgatitur për pandeminë e ardhshme

admin