RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjet një banesë në Fushë Kosovë, 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymi

digjet-nje-banese-ne-fushe-kosove,-16-persona-kerkuan-ndihme-mjekesore-si-pasoje-e-tymi

Policia e Kosovës ka bërë me dije se 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor pasi një banesë dje në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Siç njofton policia, tre prej tyre janë dërguar dhe në QKUK për tretman dhe rasti është duke u hetuar.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 29.09.2023 – 12:12. Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca.

Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti banesor, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, ku tre prej qytetarëve janë dërguar edhe në QKUK dhe pas tretmanit janë liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Related posts

Kryeministri palestinez dhe anëtarët e Kongresit Amerikan diskutuan riaktivizimin e procesit politik

Muhamet Ramadani

Shqipëri, stërvitje mbi sigurinë kibernetike

admin

Deputeti 37-vjeçar bëhet kryeministri i Irlandës! Simon Harris, lideri më i ri në historinë e vendit

admin