RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Specialja ndryshon datën e konferencës përgatitore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

specialja-ndryshon-daten-e-konferences-pergatitore-ndaj-thacit,-veselit,-krasniqit-dhe-selimit

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë ndryshuar datën e mbajtjes së konferencë përgatitore të prokurorit të Specializuar, për seancën gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Data e parë për mbajtjen e kësaj konference ishte caktuar të jetë 17 shkurti. Kjo u caktua nga prokurori i specializuar, Matthew Howling. Por kjo datë përkoi pikërisht me 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe si e tillë shkaktoi reagime të shumta në opinion.

E këto reagime kanë bërë që kjo datë të ndryshohet.Tashmë Specialja ka vendosur që seanca të mbahet më 15 shkurt 2023.

Konferenca e fundit përgatitore për seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt më 18 janar dhe u vendos që gjykimi të fillojë në muajin mars.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Related posts

Fotografitë që tregojnë shkatërrimin në Turqi e Siri

admin

Kosova nis një projekt kundër pastrimit të parave, mbështetet nga Gjermania

admin

Kreu i Wagnerit: Po na vijnë municionet e nevojshme

admin