RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjet një banesë në Fushë Kosovë, 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymi

digjet-nje-banese-ne-fushe-kosove,-16-persona-kerkuan-ndihme-mjekesore-si-pasoje-e-tymi

Policia e Kosovës ka bërë me dije se 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor pasi një banesë dje në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Siç njofton policia, tre prej tyre janë dërguar dhe në QKUK për tretman dhe rasti është duke u hetuar.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 29.09.2023 – 12:12. Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca.

Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti banesor, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, ku tre prej qytetarëve janë dërguar edhe në QKUK dhe pas tretmanit janë liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Related posts

Ministrja e Jashtme sllovene: “Netanyahu, ndalo luftën!”

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Stuhia apokaliptike në Indi, 104 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur! Momenti kur një burrë fluturon në ajër, shikoni pamjet

admin

Ushtria izraelite mbyll selinë e organizatës bamirëse në qytetin e pushtuar Nablus të Bregut Perëndimor

Hevzi