RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në sulmet izraelite në veri të Gazës mëngjesin e sotëm u vranë 80 palestinezë

ne-sulmet-izraelite-ne-veri-te-gazes-mengjesin-e-sotem-u-vrane-80-palestineze

Të paktën 80 palestinezë u vranë në sulmet që ushtria izraelite kreu në veri të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite goditën shumë zona në veri të Gazës.

Në lajmin i cili bazohet tek një zyrtar shëndetësor emri i të cilit nuk zbulohet, në sulmet e kryera mëngjesin e sotëm në veri të Gazës humbën jetën 80 palestinezë.

WAFA më parë raportoi se forcat izraelite goditën një shkollë në lagjen Jabalia në të cilën ishin strehuar palestinezët. Në lajm thuhej se në sulme ishin shënjestruar disa shtëpi në lagjen Beit Lahia.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë mbi 13.300 palestinezë, përfshirë të paktën 5.650 fëmijë dhe 3.550 gra.

Related posts

Vazhdon restaurimi i Xhamisë së Plumbit, ndër 50 më të bukurat në botë

admin

Shkup, Rama dhe Kovaçevski bisedojnë rreth Procesit të Berlinit

admin

“Ka zhgënjim për veprimet e tij”- Zbuloi atentatorin e Trump, por nuk ndërhyri nga frika, FBI interviston oficerin e policisë

admin