RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden për marrëveshjen e mundshme për pengjet: Tani jemi shumë afër

biden-per-marreveshjen-e-mundshme-per-pengjet:-tani-jemi-shume-afer

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se është arritur “shumë afër” sjelljes së pengjeve në “shtëpi” mes raporteve për përparim në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e izraelitëve të mbajtur nga grupi palestinez Hamas në Rripin e Gasës, raporton Anadolu.

“Tani jemi shumë afër, shumë afër. Ne mund t’i sjellim pengjet në shtëpi shumë shpejt”, tha Biden në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Duke theksuar se ai së fundmi bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe me emirin e Katarit, i cili ka ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjes, Biden tha se “kur të kemi më shumë për të thënë, do ta bëjmë, por gjërat duket mirë për momentin”.

Komentet e presidentit amerikan vijnë pasi Netanyahu dhe lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, raportuan për përparim në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Gjithashtu disa media amerikane raportuan për një marrëveshje të mundshme të Izraelit dhe Hamasit që do të shpallet sot, për lirimin e 50 grave dhe fëmijëve pengje në këmbim të një pauze katër deri në pesë ditë, si dhe lirimin e tre të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite për çdo peng të liruar.

Besohet se Hamasi mban të paktën 239 izraelitë pas një sulmi ndërkufitar më 7 tetor. Grupi palestinez thotë se është gati të lirojë pengjet në këmbim të mijëra palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

Related posts

Thirrjet shoviniste të tifozëve serbë konsiderohen dëshmi e politikës serbo-madhe të Vuçiqit

rezart morina

Papa drejt Kanadasë për të kërkuar falje për rolin e Kishës në abuzimet ndaj popullatës indigjene

admin

Detyruan të miturën të punojë si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, ngrihet akuzë për 2 persona në Prizren

admin