RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Marrëveshja Izrael-Hamas është një hap në drejtimin e duhur, duhet bërë shumë më tepër

guterres:-marreveshja-izrael-hamas-eshte-nje-hap-ne-drejtimin-e-duhur,-duhet-bere-shume-me-teper

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Katarit dhe mbështetjen e Egjiptit dhe SHBA-ve. Ai e cilësoi marrëveshjen si një hap në drejtimin e duhur po shtoi se “duhet bërë shumë më tepër”.

Siç raportojnë mediat e huaja, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Guterres, Farhan Haq, duke siguruar se “Kombet e Bashkuara do të mobilizojnë të gjitha kapacitetet e tyre për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes dhe për të maksimizuar ndikimin pozitiv në situatën humanitare në Gaza”.

Marrëveshja për armëpushimin 4 ditor dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë u arrit pas 5 javësh bisedimesh të tensionuara mes palëve dhe ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit. Ndërkombëtarët e cilësuan si një hap drejt përfundimit të luftës. /abcnews

Related posts

Emigrantët po ikin/ Pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta

admin

Reuters: Në më pak se një vit arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

admin

Gaza, rritet në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani