RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani dëshiron që “pauza humanitare” në Gaza të bëhet e përhershme

irani-deshiron-qe-“pauza-humanitare”-ne-gaza-te-behet-e-perhershme

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha se vendi i tij dëshiron që sulmet e Izraelit në Gaza të ndalen dhe “pauza humanitare” të bëhet e përhershme, transmeton Anadolu.

Duke vlerësuar zhvillimet e fundit në një konferencë për shtyp që mbajti në kryeqytetin Teheran, Kanaani iu përgjigj pyetjeve pranë një harte të Palestinës që përmbante fotografi të 66 gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite dhe një afisheje ku thuhej se janë vrarë më shumë se 6 mijë fëmijë.

“ShBA-ja është pjesë e problemit”

Kanaani deklaroi se ShBA-ja është pjesë e sulmeve të Izraelit në Gaza dhe pjesë e problemit dhe se me mbështetjen e saj politike dhe ushtarake penguan që sulmet të përfundojnë në një kohë të shkurtër.

Duke kujtuar se sot është dita e fundit e marrëveshjes “të përkohshme humanitare” të arritur midis Hamasit dhe Izraelit, Kenani vuri në dukje se Irani, ashtu si vendet e tjera, dëshiron që ky proces të vazhdojë dhe sulmet e Izraelit të përfundojnë.

Kanaani tha se për zgjidhjen e problemit në rajon, “armëpushimi i përkohshëm duhet të hyjë në një proces të qëndrueshëm dhe nuk duhet të përsëriten krimet e kryera nga regjimi sionist ndaj popullit të Palestinës dhe Gazës”.

Duke thënë se po e ndjekin me seriozitet këtë çështje në negociatat e tyre, Kanaani tha se “Negociatat në vazhdim synojnë ta bëjnë armëpushimin e përkohshëm të përhershëm”.

“Turqia ka një rol të rëndësishëm në çështjen palestineze”

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Iranit dhe Turqisë për lirimin e të burgosurve izraelitë të mbajtur nga Hamasi, Kanaani tha se kauza palestineze është një nga çështjet e rëndësishme për shumë vende, përfshirë Iranin dhe Turqinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kenani tha se “Turqia ka një rol të rëndësishëm në çështjen palestineze dhe mund të luajë role aktive”.

Related posts

Konjufca: Serbia ishte e vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar

admin

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë paralajmëron: Nëse Ukraina do të humbasë luftën, ky do të jetë shteti i radhës që do pushtohet

admin

“Duhet të mendohem nëse do të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë”- E shoqja nën hetim, kryeministri spanjoll Sanches pezullon punën

admin