RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli godet Bejrutin me një “sulm preciz” mes tensioneve të larta në Liban

izraeli-godet-bejrutin-me-nje-“sulm-preciz”-mes-tensioneve-te-larta-ne-liban

Ushtria izraelite tha sot se ka kryer një “sulm preciz” në kryeqytetin libanez Bejrut, transmeton Anadolu.

“Pak kohë më parë, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kryen një sulm preciz në Bejrut. Detajet do të vijojnë më pas”, tha ushtria në një deklaratë të shkurtër.

Nuk u dhanë detaje të menjëhershme në lidhje me objektivin ose viktimat e mundshme.

Sulmi erdhi disa orë pasi sulmet izraelite vranë të paktën 15 persona, përfshirë fëmijë, në të gjithë jugun e Libanit, mes shkeljeve të vazhdueshme të marrëveshjes së armëpushimit, sipas burimeve zyrtare libaneze.

Related posts

Kryeministri hungarez riafirmon bllokimin e ndihmës së BE për Ukrainën

Hevzi

Temperatura të larta edhe gjatë javës

admin

Pavarësisht kufizimeve izraelite, 45 mijë palestinezë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

Muhamet Ramadani