RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli godet zonën ku ndodhej ushtria libaneze

izraeli-godet-zonen-ku-ndodhej-ushtria-libaneze

Ushtria izraelite hapi zjarr pranë automjetit ushtarak libanez që patrullonte kufirin, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, ushtria izraelite hapi zjarr nga pika ushtarake Al Abad në kufi drejt zonës ku automjeti ushtarak po patrullonte në vendbanimin Hunin të Libanit.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në afërsi të pikës ushtarake të Forcave të Përkohshme të Paqes së OKB-së në Liban (UNIFIL) dhe se nga incidenti nuk ka patur humbje jete apo dëme materiale.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori, humbën jetën 86 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë.

Përplasjet midis Izraelit dhe Hezbollahut kanë rënë kryesisht pas “pauzës humanitare” të arritur midis Izraelit dhe Hamasit më 24 nëntor.

Related posts

Xhaçka: Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes

Muhamet Ramadani

Nuk do të jetë Gjeneva! Ja cili qytet i Zvicrës do të presë Eurovizionin e radhës

admin

Turqia përgënjeshtron pretendimet për shëndetin e presidentit Erdoğan

Muhamet Ramadani