RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan në bisedën telefonike me Biden: SHBA-ja ka “përgjegjësi historike” për të siguruar armëpushimin në Gaza

erdogan-ne-biseden-telefonike-me-biden:-shba-ja-ka-“pergjegjesi-historike”-per-te-siguruar-armepushimin-ne-gaza

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se është “përgjegjësi historike” e Amerikës që sa më parë të sigurojë një armëpushim të përhershëm në Gaza, transmeton Anadolu.

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, Erdoğan dhe Biden zhvilluan një bisedë telefonike për të diskutuar sulmet e Izraelit në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Erdoğan tha se një armëpushim mund të arrihet shpejt nëse SHBA-ja tërheq “mbështetjen e pakushtëzuar” për Izraelin.

Ai i tha Bidenit se tragjedia njerëzore në Gaza duhet të ndalet, si dhe e paralajmëroi se thellimi dhe zgjatja e sulmeve të Izraelit mund të ketë “pasoja negative rajonale dhe globale”.

Presidenti turk për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë theksoi nevojën për krijimin e një mekanizmi garantues, siç sugjerohet nga Türkiye.

Më tej, Erdoğan theksoi se krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe sovran me Kudsin si kryeqytet të bazuar në kufijtë e vitit 1967 është “zgjidhja më e arsyeshme dhe e përhershme”.

Dy presidentët diskutuan edhe ofertën e Ankarasë për blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga SHBA-ja.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe më shumë se 50.897 të tjerë janë plagosur.

Related posts

Një tjetër shtet do të furnizojë Ukrainën me 3 mijë dronë luftues! Ja kur do bëhet dërgesa e parë

admin

Ne’tanyahu dhe Blinken takohen në Iz’rael, në fokus negociatat për ar’mëpushimin në Ga’za

admin

Shefi i OBSH-së shpreh shqetësim të thellë për krizën e urisë në Gaza

admin6