RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampi Jenin pas operacionit ushtarak 3-ditor

ushtria-izraelite-terhiqet-nga-kampi-jenin-pas-operacionit-ushtarak-3-ditor

Ushtria izraelite u tërhoq nga kampi i refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar pas një operacioni ushtarak tre-ditor që rezultoi me vdekjen e më shumë se dhjetë palestinezëve, raporton Anadolu.

Dëshmitarët raportuan se qindra banorë kanë filluar të kthehen në kamp për të vlerësuar dëmet në shtëpitë e tyre pas operacionit ushtarak.

“Numri i martirëve deri të martën në qytetin Jenin dhe kampin e tij në Bregun Perëndimor verior është rritur në 12 palestinezë, të cilët ranë viktimë të të shtënave me armë zjarri të ushtrisë izraelite”, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Numri i viktimave palestineze në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori është rritur në 287.

Ushtria izraelite kreu një operacion të gjerë ushtarak në Jenin dhe në kampin e tij, gjatë të cilit u shkatërruan 20 shtëpi dhe u arrestuan 700 palestinezë.

Sipas ushtruesit të detyrës guvernator i Jeninit, Kamal Abu al-Rub, shumica u liruan pasi u morën në pyetje për orë të tëra.

Ushtria izraelite po përshkallëzon operacionet e inkursionit, arrestimit dhe forcës vdekjeprurëse në qytetet e Bregut Perëndimor, njëkohësisht me luftën shkatërruese që ka zhvilluar në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Related posts

Stoltenberg kundër komenteve të Papës, shefi i NATO-s: Ukraina ka nevojë për armë, jo për flamuj të bardhë

admin

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

admin

Zgjedhjet në SHBA, rritet presioni ndaj Joe Biden për tu tërhequr nga gara

Muhamet Ramadani