RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brigadat al-Qassam: Në mesin e ushtarëve izraelitë që sulmuam në Gaza ka të vdekur dhe të plagosur

brigadat-al-qassam:-ne-mesin-e-ushtareve-izraelite-qe-sulmuam-ne-gaza-ka-te-vdekur-dhe-te-plagosur

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, ka njoftuar se ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e ushtarëve izraelitë që ata sulmuan në rajonin Juhor ad-Dik në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në llogarinë Telegram të Brigadave Qassam u theksua se një ndërtesë ku fshiheshin shumë ushtarë izraelitë në rajonin Juhor ad-Dik ishte shënjestruar drejtpërdrejtë me një predhë artilerie.

Raportohet se ushtarë izraelitë u vranë dhe u plagosën në sulm.

Në një deklaratë tjetër nga Brigadat al-Qassam thuhet se anëtarët e saj, të cilët u përleshën nga afër me 10 ushtarë që ishin në një tende ushtarake që i përkiste ushtrisë izraelite në rajonin Juhor ad-Dik, sekuestruan armën e tipit “M16” të njërit prej ushtarëve dhe u kthyen shëndoshë e mirë në pozicionet e tyre.

Nuk ka ende asnjë deklaratë nga Izraeli lidhur me këtë çështje.

Related posts

Opozita kundër faljes së 100 eurove në faturat e tatimit në pronë: Ja zgjidhja

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë, KQZ: Mbi 6 për qind votuan deri në orën 11:00

admin

Dy të vdekur dhe 952 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin