RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ankaraja thirrje SHBA-së të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të ndalur sulmet në Gaza

ankaraja-thirrje-shba-se-te-ushtroje-presion-ndaj-izraelit-per-te-ndalur-sulmet-ne-gaza

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i ka kërkuar homologut të tij amerikan Antony Blinken që Uashingtoni të përdorë ndikimin e tij mbi Izraelin për të ndalur sulmet izraelite, tha një burim diplomatik turk.

Fidan i tha Blinken se situata në Gaza dhe Bregu Perëndimor po përkeqësohej për shkak të sulmeve izraelite.

“Fidan theksoi nevojën që Izraeli të ulet në tryezë pasi të arrihet një armëpushim i plotë, në mënyrë që të fillojë një proces që synon realizimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në një zgjidhje me dy shtete”,” theksoi burimi turk.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha Joe Biden të enjten se SHBA kishte një përgjegjësi historike për të arritur një armëpushim në Gaza. /abcnews

Related posts

FBI: Irani po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA! Duan të nxisnin interesin e ekipit të fushatës së Biden me informacione të vjedhura nga kundërshtari i tij Donald Trump

admin

“Nuk e binda dot”, Gabriel Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

admin

Dërgohet në arrest shtëpiak pjesëtari i FSK-së, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë

Muhamet Ramadani