RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku dënon vrasjet e civilëve në kishën e Gazës

papa-francesku-denon-vrasjet-e-civileve-ne-kishen-e-gazes

Papa Françesku ka dënuar vrasjet e dy grave të krishtera që ishin strehuar në një kishë në Gaza, duke thënë se Izraeli po përdor taktika terrorizmi përgjatë rripit të gazës.

Në bekimin e tij javor, Papa iu referua një deklarate për një incident të shtunën nga Patriarkana Latine e Jerusalemit, autoriteti katolik në Tokën e Shenjtë.

Patriarkana tha se një “snajper” i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vrau dy gratë, teksa shkonin në një manastir murgeshash në kompleksin e Famullisë së Familjes së Shenjtë.

“Vazhdoj të marr lajme shumë të rënda dhe të dhimbshme nga Gaza. Civilët e paarmatosur janë objekt i bombardimeve dhe të shtënave. Dhe kjo ndodhi edhe brenda kompleksit të famullisë së Familjes së Shenjtë, ku nuk ka terroristë, por familje, fëmijë, njerëz të sëmurë apo invalidë, murgesha.”, tha Papa.

“Disa do të thoshin ‘Është luftë. Është terrorizëm.’ Po, është luftë. Është terrorizëm,” tha ai.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite tha se incidenti ishte ende në shqyrtim dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi fjalët e Papës. /abcnews

Related posts

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Viti 2023 më i vështiri për sigurinë e gazetarëve në vend

admin

Marok, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në ditën e pestë të tërmetit

Muhamet Ramadani

Presidenti gjerman: Evropa të zvogëlojë varësinë nga mbrojtja dhe teknologjia amerikane

Irfan Jahiu