RTV AHIRETI
Kuzhinë

Supë me kopër dhe majdanoz

supe-me-koper-dhe-majdanoz

Një pjatë e shijshme në lugë, përgatitet shumë shpejt

Përbërësit:

– 100 gr majdanoz i freskët,
– 150 gr kopër,
– 1/2 dl vaj,
– 1 lugë miell,
– 2/3 gotë kos,
– 2 vezë,
– pak lëng limoni,
– erëza organike.

Përgatitja:

1. Lajini mirë dhe grijini imët majdanozin dhe koprën, më pas kaurdisni në vaj. Shtoni erëza bio.

2. Shtoni miellin, skuqeni edhe atë, më pas hidhni ujë të nxehtë dhe ziejini për 15 minuta.

3. Në fund supës i shtoni të verdhat e vezëve të rrahura me kos.

4. Në fund shtojmë pak lëng limoni dhe e servirim pjatën të nxehtë.

5. Këshillë: Kujdes sa ujë shtoni, lëngu nuk duhet të jetë as shumë i trashë dhe as shumë i hollë.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

The post Supë me kopër dhe majdanoz appeared first on Telegrafi.

Related posts

Bukë spelte me fara

admin6

Speca të mbushur në tigan në mënyrën japoneze: Bëhen shumë shpejt dhe konsiderohen si një specialitet i paparë

admin

Bakllava që deri tani nuk e keni provuar: Shija më e bukur e ëmbël me kumbulla të thata!

admin6