RTV AHIRETI
Kuzhinë

Receta e fasuleve me pastërma 

receta-e-fasuleve-me-pasterma 

Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare

Përbërësit:

3 fç fasule

5 copa pastërma

1 qepë e madhe

2-3 thelpinj hudhër

½ spec jeshil

½ spec i kuq

1 domate

1 lgj salcë koncentrat

Vaj ulliri

Spec djegës

Kripë, piper

Përgatitja:

Fasulet lihen që në mbrëmje në ujë, sikurse dhe mishi në mënyrë që t’i dalë kripa. Të nesërmen fasulet i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë duke shtuar dhe copëzat e pastërmasë. Grijmë imët një qepë dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën, specat dhe domaten e grirë. Shtojmë dhe 1 lgj koncentrat dhe më pas këtë masë e shtojmë në tenxheren me fasule. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa fasulet të behen ne forme ajke.

Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.

Related posts

Recetë italiane: Kështu gatuhet pica Calzone klasike!

admin

Bëni glazurë si në ëmbëltore: Qe se si duhet ta shkrini çokollatën!

admin

Truku që do t’ju ndihmojë që të gatuani palëpeta të shijshme

rezart morina