RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: 13 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore në Afganistan

obsh:-13-milione-njerez-perballen-me-pasiguri-akute-ushqimore-ne-afganistan

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se 13 milionë njerëz në Afganistan përballen me pasiguri akute ushqimore, transmeton Anadolu.

Ghebreyesus në një postim në platformën e mediave sociale X tha se gati 1 milion fëmijë në vend janë të kequshqyer rëndë ndërsa 2.3 milionë fëmijë kanë kequshqyerje të mesme akute. “Në Afganistan, 13 milionë njerëz, e barabartë me 30 për qind të popullsisë, përballen me një krizë akute të pasigurisë ushqimore”, tha ai.

Kreu i OBSH-së tha se ata që jetojnë në Afganistan kanë një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet infektive për shkak të sistemit të dobësuar imunitar dhe kushteve të vështira të dimrit. “Këto shifra mund të rriten më tej në javët dhe muajt e ardhshëm për shkak të dërgesave të kufizuara të ndihmave humanitare”, tha Ghebreyesus.

Ai theksoi se OBSH-së i duhen 185 milionë dollarë për të vazhduar mbështetjen e spitaleve, për të parandaluar vdekjen e fëmijëve dhe grave afgane për shkak të kequshqyerjes dhe pasojave të pasigurisë ushqimore.

Related posts

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Izraeli paralajmëron kundërpërgjigje ndaj Iranit: Ky sulm do të ketë pasoja

admin

Osmani takoi përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Kosovë: Srebrenica, simbol i tmerrit të krimeve gjenocidale serbe

admin

​Parlamenti i Ukrainës: Rusia na vodhi mbi 500.000 tonë drithë

admin