RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani thirrje Këshillit të Sigurimit: Veproni kundër sulmeve të Izraelit në Siri

irani-thirrje-keshillit-te-sigurimit:-veproni-kunder-sulmeve-te-izraelit-ne-siri

Ministria e Jashtme e Iranit i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime pas vrasjes nga Izraeli të një komandanti të lartë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Siri javën e kaluar.

“Përmes zyrës përfaqësuese të Iranit, ne komunikuam me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe i kërkuam Këshillit të Sigurimit të angazhohej për detyrën e tij për ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe parandalimin e cenimit të paqes rajonale”, tha zëdhënësi Nasser Kanani, shkruan Al Jazeera.

Kanani e cilësoi vrasjen e Razi Mousavi-t si një “shkelje të hapur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”.

Ai tha se të dy vendet rezervojnë të drejtën për t’u përgjigjur në një kohë që ata zgjedhin. /abcnews

Related posts

Kryediplomati turk bën thirrje për zgjidhje me dy shtete në konfliktin Izrael-Palestinë

Muhamet Ramadani

Berlin, lexohen me zë të lartë emrat e 15.000 fëmijëve të vr’arë nga Iz’raeli në Ga’za

admin

Kurti, ambasadorëve të akredituar: Kosova në takimin e Ohrit, ishte konstruktive, por jo edhe Serbia

Muhamet Ramadani