RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hezbollahu sulmon 4 pika ushtarake izraelite

hezbollahu-sulmon-4-pika-ushtarake-izraelite

Lëvizja Hezbollah njoftoi se ka kryer një sulm ndaj 4 pikave ushtarake të vendosura në kufirin izraelit nga jugu i Libanit, transmeton Anadolu.

Hezbollahu në një deklaratë në lidhje me sulmet e tij ndaj Izraelit tha se nga jugu i Libanit është kryer sulm me armë të përshtatshme kundër pikave ushtarake izraelite Shtula, Jardah, Al-Manara dhe Metula, të vendosura në kufi.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, forcat izraelite kanë goditur zonën rreth qytetit Khiyam me predha artilerie që përmbajnë fosfor.

Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, humbën jetën 147 anëtarë të Hezbollahut, 28 civilë libanezë, 5 civilë izraelitë dhe 9 ushtarë izraelitë.

Related posts

Kosovë/ Kurti komenton bashkimin Abdixhiku-Osmani: Nuk duhet të ngatërrohen dëshirat me faktet

admin

Mesazhi i Netanyahut për Trumpin: Nuk do të tërhiqemi nga Libani jugor për sa kohë që siguria e Izraelit e kërkon këtë

admin

Ministrja gjermane: Është ende herët për të thënë se Ukraina po e fiton luftën

admin