RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria goditet nga një tërmet

shqiperia-goditet-nga-nje-termet

Gjatë orëve të natës Shqipëria është goditur një tërmet me magnitudë 4,3 sipas shkallës Rihter, ndërkohë autoritetet shqiptare nuk kanë raportuar për dëme, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në uebfaqen e Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në fshatin Shalës, në Qarkun e Elbasanit, me thellësi 20,8 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Autoritetet e Shqipërisë nuk kanë raportuar për dëme materiale apo dëme në njerëz nga tërmeti.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 296 e lu’ftës

admin

Kenia, William Ruto fiton garën presidenciale

admin

Afron sezoni i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara! Përplasjet për votën dhe zgjedhjet, dy kampet elektorale po përgatiten për beteja ligjore

admin