RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane

kurti-takohet-me-von-cramonin,-flasin-per-zgjedhjet-evropiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj.

Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik.

Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian.

Related posts

Mickoski në Bruksel: Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës

RTI

Kryeministri, me një të vërtetë në kritikat për drejtësinë

Hevzi

SHBA-ja paralajmëron Evropën për drogën sintetike fentanil

Muhamet Ramadani