RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Antidroga me aksion në Prishtinë, arrestohen disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës

antidroga-me-aksion-ne-prishtine,-arrestohen-disa-te-dyshuar-dhe-sekuestrohet-sasi-e-droges

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër drogës, i cili ka rezultuar me arrestimin e disa personave në Prishtinë.

Një person i moshës 27-vjeçare është ndaluar nga policia në kryeqytet, ku gjatë kontrollit në trup i janë gjetur para të gatshme rreth 1 mijë euro dhe tre telefona të llojit iPhone.

“Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram”, thuhet në komunikatë të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, është bërë e ditur se hetuesit e antidrogës pas dita metrave ndjekje kanë arritur që ta ndalojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin me inicialet F.H., ku gjatë kontrollit i është gjetur një prej me mbishkrim “Nato”, një telefon i llojit iPhone dhe para të gatshme 120 euro.

Ndërsa, gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit Y.A.. janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram,një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram, një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram, 14 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram, një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram, dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.

Gjithashtu janë gjetur edhe para të gatshme, fishekë e këllëfë të revoles si dhe celularë.

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit Y.A.. policia dyshon se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr), një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.), një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr, një granatë dore.

Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale.

Ndërkaq, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës.

Related posts

KESCO aplikon për rritje të tarifave të energjisë, shkak i mossubvencionimit nga Qeveria

admin

Ministri anglez: Fëmijët azilkërkues mund të deportohen në Ruandë

admin

Belgjika do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

RTI