RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadori Hovenier: Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak

ambasadori-hovenier:-askush-te-mos-harroje-apo-mohoje-ate-qe-ndodhi-ne-recak

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se askush nuk duhet të harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur në Reçak.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier.

Masakra në Reçak zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Fshati Reçak sollI në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit, Sllobodan Millosheviq.

Related posts

Në veri rryma përgjysmë më lirë

rezart morina

Oxfam: 1% e më të pasurve kanë grumbulluar pothuajse dy të tretat e pasurisë së krijuar në dy vitet e fundit

admin

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë

rezart morina