RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

13-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Kçiq merr trajtim falas në Turqi

13-vjecarja-qe-u-lendua-nga-shperthimi-ne-kciq-merr-trajtim-falas-ne-turqi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se gjendja e 14 personave të cilët ishin lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës në përgjithësi është e mirë.

Vitia tha se nga 14 personat e lënduar, një vajzë 10-vjeçare ditën e nesërme të ngjarjes ka udhëtuar për Suedi, ndërsa një vajzë tjetër është pranuar për trajtim falas në një spital në Turqi me ndërmjetësimin e qeverisë.

“Nga këta, një vajzë 10-vjeçare ditën e nesërme ka udhëtuar për Suedi, për shkak se ka pasur djegie në diku rreth 65-70 për qind të sipërfaqes trupore dhe atë djegie të shkallës 2 dhe 3 dhe ka udhëtuar për Suedi dhe dje, Qeveria e Kosovës po ashtu, pas një pune që ka bërë MSh-ja me një nga spitalet më të mira për raste të tilla që kanë qendër të djegies në Turqi dhe kanë pranuar pacienten të shkojë pa asnjë kompensim”.

“Dhe pas miratimit të ndarjes së fondit prej 10 mijë e 500 euro nga qeveria, edhe një vajzë tjetër 13-vjeçare sot në orën 10 të mëngjesit është nisur për Turqi, ka mbërri dhe i dëshirojmë shërim të shpejt në Turqi”, tha Vitia.

Tutje, Vitia tha se të lënduarit e tjerë po vazhdojnë trajtimin në disa klinika, përfshirë atë intensive.

Related posts

Në vendet perëndimore rritet përqindja e familjeve multiracore dhe popullsia e imigrantëve

rezart morina

Lukashenka: Do të ketë armë bërthamore për të gjithë

admin

Algjeri, kompania ‘Sonatrach’ zbulon rezerva të naftës që arrijnë deri në 150 milion fuçi

admin