RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 14 palestinezë të vrarë në sulmet e fundit izraelite në pjesën qendrore të Gazës

te-pakten-14-palestineze-te-vrare-ne-sulmet-e-fundit-izraelite-ne-pjesen-qendrore-te-gazes

Të paktën 14 palestinezë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmin që forcat izraelite kanë kryer në pjesët qendrore të Rripit të bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Izraeli ka vazhduar sulmet e tij nga ajri dhe toka ndaj pikave të ndryshme të Rripit të Gazës.

Siç njoftohet, të paktën 11 palestinezë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmin e kryer nga avionët luftarakë izraelitë ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Ndërkaq, tre palestinezë, përfshirë një fëmijë (vajzë), kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera nga Izraeli në një shtëpi në zonën Al-Zawaida në pjesën qendrore.

Njësitë e artilerisë izraelite dhe mjetet ajrore pa pilot kryen gjithashtu sulme intensive në rrethinat dhe ndërtesat pranë kompleksit mjekësor Nasser në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite vazhdon bombardimet e tij intensive nga ajri dhe toka ndaj zonave të ndryshme të Rripit të Gazës, kryesisht në Khan Younis.

Related posts

​OBSH paralajmëron çrregullim mendor tek rreth 10 milionë njerëz

admin

Japoni, fëmijëve u ofrohen trajnime që të jenë të përgatitur ndaj fatkeqësive natyrore

admin

OKB ndan 44 milionë dollarë ndihmë humanitare për krizën ushqimore në Jemen

admin