Tirana e të shkuarës dhe e të tashmes u prezantua në Presidencë përmes pikturave të artistëve nga breza të ndryshëm, fotografive e dokumentave.
Me rastin e 104 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet Presidenti i Republikës hapi dyert e institucionit.
Me përfaqësues të familjeve autoktone e personalitete të fushave të ndryshme Kreu I Shtetit Bajram Begaj ndau këtë mesazh.
“Tirana është një histori suksesi. Historia e qytetit është pa dyshim historia e mrekullueshme e banorëve të Tiranës. Secila gjeneratë la gjurmët e saj në histori, arkitekturë, urbanistikë dhe, mbi të gjitha, në frymën e saj patriotike, atdhetare dhe pro perëndimore”.
Përmes interpretimeve, artistë të njohur të Tiranës sollën kryeqytetin në tinguj e vargje.
Artizanët promovuan traditën e të parëve dhe ekspozuan punime të ruajtura prej shekujsh.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj këtë 104 vjetor shprehu një dëshirë.
Me këtë rast një ditë më parë Bashkia e Tiranës ktheu rrugën “Myslym Shyri” në qendër të festimeve. Me muzikë, sport e aktivitete te tjera fëmijë e të rritur festuan deri në mbrëmje. /abcnews