RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët e Azisë-Paqësorit thirrje për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

lideret-e-azise-paqesorit-thirrje-per-perfundimin-e-luftes-rusi-ukraine

Udhëheqësit e Azi-Paqësorit kërkuan t’i jepet fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) të mbajtur në Tajlandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e lëshuar nga krerët e APEC-ut vuri në dukje efektet negative të luftës Rusi-Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se shumë vende e kanë dënuar luftën në Ukrainë, duke theksuar se çështjet që lidhen me luftën dhe sigurinë mund të kenë “pasoja të rënda për ekonominë globale”.

Deklarata po ashtu thekson se lufta shkaktoi inflacion të thellë, pasiguri ushqimore dhe probleme në zinxhirin e furnizimit, duke cituar kërkesën e 2 marsit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: “Kërkohet që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Related posts

Komunat i kërkojnë Ministrisë shpërndarjen e teksteve shkollore

Muhamet Ramadani

Qendra e qytetit Raka në Siri çlirohet në masë të madhe nga grupi terrorist i YPG/SDF

admin

UNHCR: Më shumë se 30,000 njerëz ikën nga Libani në Siri në 72 orët e fundit

Muhamet Ramadani