RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Paralajmërohen kontrolle të rregullta teknike të automjeteve në rrugë

paralajmerohen-kontrolle-te-rregullta-teknike-te-automjeteve-ne-rruge

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se pas një pune intenzive, miratuan Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.

“Tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.

Related posts

Von Cramon kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave për Kosovën

admin

Zelensky: Flamuri i Ukrainës do të valëvitet sërish në të gjitha pjesët e okupuara

admin

Vendos Specialja, Thaçi dhe Veseli mbesin në paraburgim

admin