RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeminstri Kurti sqaron pse nuk shkoi në Samitin e mbajtur në Tiranë

kryeminstri-kurti-sqaron-pse-nuk-shkoi-ne-samitin-e-mbajtur-ne-tirane

Gjatë ditëve të kaluara është mbajtur një Samit për Ukrainën në Tiranë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Përndryshe, kryeministri Kurti nuk kishte marrë pjesë dhe ndërkohë ka sqaruar pse.

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar se përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kishte të pamundur të merrte pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë.

Megjithëkëtë, ai ka shtuar se në konferencën djeshme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, ishte pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi, ku theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.

Kurti ka shkruar në Facebook se në këtë paraqitje po ashtu ka folur edhe për bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR).

Përndryshe, sipas një njoftimi të Qeverisë, Kurti ka udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për në Dublin të Irlandës.

Në kryeqytetin e Irlandës, kryeministri Kurti do të pritet dhe takohet me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti po ashtu do të zhvillojë edhe disa takime tjera zyrtare dhe do të mbajë takimin e tij të parë me mërgatën e Kosovës në Irlandë.

Related posts

Altun: Populli turk nuk beson më në premtimet evropiane

admin

Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin, do të ndërtohet nga amerikanët

Hevzi

Kongresmeni amerikan thotë se miliona njerëz janë në rrezik nga uria në Gaza

Muhamet Ramadani