RTV AHIRETI
Uncategorized

Tregtia me Kosovën, Shqipëria kalon në vend të parë

tregtia-me-kosoven,-shqiperia-kalon-ne-vend-te-pare

Gjatë vitit të fundit, Kosova ka ndryshuar partnerët tregtarë. Nga mesi i vitit 2023, kryesimin e ka marrë Shqipëria, e pas saj ndodhet Maqedonia e Veriut.

Serbia ka ulur importet me rreth 50 për qind. Rënia e importit nga fqinji verior është diktuar nga masa e sigurisë, që Qeveria e ka vendosur në qershor të vitit të kaluar.

Produktet serbe kanë humbur kryesimin në tregun e Kosovës gjatë vitit të shkuar por edhe në fillim të këtij viti.

Ndërsa në vitin 2022, Serbia ishte partnerja kryesore tregtare nga vendet e CEFTA-s, masat e sigurisë të vendosur nga Qeveria në qershor të 2023-s, e kanë zëvendësuar atë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Institutit GAP ka treguar se vetëm vitin e kaluar importet nga Serbia kanë rënë për 47 për qind. Në të kundërt importi më Shqipërinë për 28 për qind.

“Nga 372 milionë euro importe nga ky vend (Serbia) në vitin 2022, gjatë vitit 2023 ato kanë rënë në 198 milionë euro apo për -47 për qind. Tek partnerët tjerë kryesorë fqinjë, vërehet një rritje e ndjeshme e importeve nga Shqipëria me +28 për qind krahasuar me vitin 2022, si dhe nga Maqedonia e Veriut me +10 për qind”.

Rritje të importeve ka pasur edhe nga Gjermania, Kina dhe India.

Bazuar në të dhënat e Doganës, rënie të importit nga Serbia ka pasur edhe në fillim të këtij viti. Për dy muaj janë importuar mallra në vlerë 13 milionë euro.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike në një deklarim për media ka thënë se bizneset vendëse kanë vazhduar të importojnë produkte nga markat e njëjta, por që kanë përfaqësi në shtete tjera në rajon.

“Dihet se shumë kompani që prodhojnë në Serbi i kanë riorientuar partnerët e tyre prej Kosovës që t’i blejnë mallrat nga kompanitë që i kanë simotra në Maqedoni, siç është CocaCola, e cila më herët është importuar nga Serbia, ndërsa tani është riorientuar në Shkup që është pronari i njëjtë e kanë orientuar të importohet nga Maqedonia shkaku i masës nga Qeveria”.

Rafuna ka theksuar se me gjithë ndërrimin e vendeve partnere nuk ka pasur rritje të çmimeve për konsumatorët.

“Prej informatave që kemi si Odë disa prej partnerëve e kanë marrë përsipër që të mbulojnë vet koston e transportit, pasi dihet që një prej arsyeve që ne kemi bërë me Serbinë ka qenë për shkak të afërsisë që e kemi, por në anën tjetër nuk duhet të harrojmë se shumica e kompanive që janë në Serbi vinë nga Gjermania, prin me kompani prodhuese, pastaj vijnë Italianët, kompanitë amerikane, kështu shumica absolute janë kompanitë e huaja që prodhojnë dhe eksportojnë nga Serbia në Kosovë”.

The post Tregtia me Kosovën, Shqipëria kalon në vend të parë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Irani konfiskoi naftën amerikane nga një cisternë që ndaloi në Gjirin Persik

RTI

PSD me aksion para Qeverisë, i kërkojnë Kurtit të largoj “konservatorët” prej LVV-së

RTI

3 Fitness goals you need to ditch immediately, according to a pro

admin