RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjet vetura e një polici në pjesën veriore të Mitrovicës

digjet-vetura-e-nje-polici-ne-pjesen-veriore-te-mitrovices

Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.

Nuk u raportua për dëme të tjera përveçse vetura “Dacia” me targa serbe u dogj tërësisht. Ajo ishte pronë e një polici hetues serb.

Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Elshani thotë se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes.

Related posts

Hamasi thotë se marrëveshja për armët është e arritshme si pjesë e garancive të sigurisë

admin

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në oborr të QKUK-së

admin

Jimmy Carter feston 100-vjetorin e lindjes, ish-presidenti më jetëgjatë në historinë amerikane

admin